Lady Gaga thyen rekordin e Adele me “Shallow” dhe kryeson klasifikimin amerikan
Pas Oscar-it, “Shallow” i ka dhuruar një tjetër kënaqësi Lady Gaga-s.
Me 67 ditë në vend të parë, impostohet si kënga, kënduar nga një artiste femër, që ka ndenjur më gjatë në majë të klasifikimit amerikan të iTunes.
Postar-ja ka thyer kështu rekordin e Adele, e cila në vitin 2015 kishte fituar merkaton amerikane me të famshmen ‘Hello’.
Kënga, e dalë në shtator të 2018-s, u rikthye në maja sërish, pas performancës emocionuese të Gaga dhe Bradley Cooper në “Academy Awards”.
LADY GAGA MES SHTATZANISË DHE PROJEKTEVE TË REJA – Është një moment magjikë për Lady Gaga në nivel professional, ndërkohë që në planin privat, javët e fundit nuk kanë qenë të lehta për të. Ajo anuloi martesën me Christian Carino, mohoi një flirt me kolegun Bradley Cooper (i dashuri i di Irina Shayk) dhe përgënjeshtroi një shtatzani të hamendësuar nga media (por konfirmoi se po punon për një disk të ri).
Për fat të mirë, buzëqeshjen ia sjell muzika dhe skena, nga të cilat ajo nuk ndahet dot, as kur nuk punon.