Lajmi i fundit: Këngëtari shumë i njohur privon vetën nga jeta
Ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë me këngëtarin e njohur.
Gjatë xhirimeve të një klipi, ku ylli i muzikës country, Justin Carter ka qëlluar aksidentalisht veten me një mjet zjarri.
Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të klipi muzikor, në apartamentin e 36-vjeçarit në Huston të Teksasit.
Ka qenë nëna e tij ajo që ka rrëfyer ngjarjen tragjike. Cindy McClellan, nëna e 36-vjeçarit tha se, “Justin kishte një mjet në xhep, në momentin që ai e nxori, ajo u shkrep duke e kapur atë te cepi i syrit”.
Justin Carter humbi jetën një ditë pasi publikoi këngën e tij më të re, mësohet se këngëtari ka lënë pas edhe dy vajza të vogla, Dixie dhe Kaylee.
Sipas McClellan, Carter ishte gati për ta realizuar një turne në 10 shtete, pasi kishte përfunduar kohët e fundit marrëveshje me Triple Threat Management.