Linda Halimi u bë nënë, ndërsa këtë emër të veçantë ja la vajzës së saj

 

Këngëtarja e famshme kosovare Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë, megjithatë shtatzëninë e mbajti të fshehtë nga publiku.

Madje
as nuk e ka dhënë vet lajmin se është bërë nënë.

  

Ajo dhe i dashuri i saj Davon Edwards, janë bërë prindër të një vajze ndërsa emrin ia kanë lënë tejet të veçantë.

 

 

Kaimana
është emri i vogëlushes së çiftit, ndërsa si emër rrjedh nga gjuha havaiane që
do të thotë “fuqia e oqeanit”.

Bashkëshorti
i këngëtares njoftoi se shtatzënia e Lindës ka qenë e mirë dhe e shpejtë.

“Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar t’ju njoftojmë se vajza jonë e parë erdhi në jetë. Jemi absolutisht në dashuri me të dhe mezi po presim ta dërgojmë në shtëpi”, ka thënë Edwrds.

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com