Luana Vjollcën e zë mëngjesi zgjuar për këngën e re (FOTO)
Pas shumë pushimeve, pak në Austri e pak në
Maldive, Luana Vjollca i është rikthyer punës.
Këngëtarja/moderatorja e njohur shqiptare me
mbi 1.3 milion ndjekës në Instagram, ka bërë me dije se ka nisur punën për këngën
e re.
Ajo postoi fotografi në studio, madje e zuri mëngjesi
zgjuar.
“U zbardh, natën e mirë”, shkroi Luana duke
treguar se ishte ora 5:25, pasi ka mbaruar punë.
Këngëtarja nuk dha detaje lidhur me projektin veçse
bashkëpunëtorët janë të njëjtë. Ajo sërish zgjodhi Bini Nebiun për t’ia
realizuar këngën./Prive.al
albshowbizzz.com