Marrëdhënia e Alfred Kaçinarit me djalin: Është shumë i ftohtë

  

Gjergj Kaçinari ka ndjekur hapat e babait të tij, Alfred Kaçinarit, duke u përfshirë në botën e muzikës, por në një rrymë tjetër, atë të rrokut.

I ftuar në ‘Late Night Show’ në RTV Ora, ai tregoi se babait i tij është shumë i ftohtë kur i jep mendime për punën.

Ndërsa thekson se gjithmonë ia tregon projektet muzikore pasi i ka përfunduar.

Gjergj Kaçinari: “Është shumë i ftohtë kur i kërkoj mendim për punën. Se dhe unë mendim të fohtë dua, dhe jo ‘lule’ kot për të mbushur muhabetin. Zakonisht punën ia tregoj në hallkat e fundit ose mbasi e kam mbaruar apo një ditë para se unë të hedh materialin përfundimtar. Dhe më thotë mendimin e tij.”