Masakra në Zelandën e Re, artistët dhurojnë mijëra dollarë për viktimat

  

Disa artistë kanë mbështetur viktimat e sulmit terrorist në Zelandën e Re duke dhuruar para. Madonna, Chris Rock, Josh Brolin, Judd Apatoë dhe Ben Stiller renditeshin pranë emrave që dhanë mijë dollarë.

Është krijuar një faqe në “GoFund” ku synohet shifra 100 mijë dollarë, e cila do të shkojë për viktimat e masakrës. Apeli i parë u bë nga menaxheri i Madonnës pasi 50 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë ishin pjesë e sulmit në dy xhami.

Menaxheri Guy Oseary ofroi 18 mijë dollarë, ndërsa Madonna 10 mijë dollarë duke u konsideruar si shifrat më të larta të dhuruara.

Kujtojmë se para disa ditësh, dy xhami në Zelandën e Re përjetuan të premten e zezë pasi një person hapi zjarr ndaj besimtarëve duke lënë të vrarë rreth 50 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Pamjet, të cilat janë filmuar nga vetë autori, nga një kamer në kokë ishin të tmerrshme dhe u fshinë nga cdo rrjet.

Sipas tyre, autori zbriti nga një makinë, rrëmbeu nga bagazhi një kallashnikov dhe iu drejtuar xhamisë, duke zbarazur pa pushim armën dhe vrau këdo që i doli përpara.