Mashtruese! Johnny Depp padit ish-gruan e tij për shpifje, kërkon 50 mln dollarë

  

Johnny Depp ka ngritur një padi për shpifje dhe kërkon dëmshpërblimin prej 50 milionë dollarësh kundër ish-gruas së tij Amber Heard pasi u akuzua për dhunë në familje.

Aktori 55-vjeçar përshkroi akuzat e Heard-it për abuzimin e vitit 2016 duke e konsidueruar një ‘mashtrim të përpunuar’.

Padia që i referohet një artikulli të 32-vjecares Heard, shkroi për Ëashington Post në dhjetor të vitit të kaluar, ku deklaroi se kishte marrë kërcënime me vdekje dhe humbi vendin e punës pas akuzave.

“Depp nuk abuzoi kurrë me Heard. Pretendimet e saj kundër tij ishin të rreme kur ato u bënë publike në vitin 2016. Ata ishin pjesë e një mashtrimi të përpunuar për të gjeneruar publicitet pozitiv ndaj Heard dhe për të zhvilluar karrierën e saj”, deklaron Depp.