Mbajti shtatzëninë të fshehtë, Linda Halimi zbulon arsyen

  

Linda Halimi mbajti shtatzëninë e saj të fshehtë deri në momentin që erdhi në jetë vajza e saj e vogël Kaimana.

Lajmi u shpërnda në mediat sociale nga vetë këngëtarja dhe i dashuri i saj, reperi Davon Edwards.

Por fansat ngritën pyetjen pse ajo e mbajti kaq të fshehtë.

Linda Halimi shpjegoi se dëshironte ta shijonte vetë shtatzëninë dhe ta mbante larg ‘syve të botës’. Ndërsa shtoi se kjo ishte përvoja më e mahnitshme që ka pasur ndonjëherë.

“Dëshiroja të mbroja energjinë e saj dhe të kënaqesha me këtë fazë të ndeshje të jetës së një gruaje, fazën e shtatzënisë. Doja ta mbaja larg syve të botës,”-shkroi këngëtarja. “Kam pasur përvojën më të mahnitshme ndonjëherë! Ndihem kaq e fuqishme! Unë jam një grua!”