Mbyllen hetimet për ‘Stresin’, i pandehur për trafik droge

 
 Përfundojnë hetimet për këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi.  

  

 

 

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgon në Gjykatë dosjen e Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur me emrin e artit “Stresi”.

Ai është vënë nën akuzë për “armëmbajtje pa leje” dhe “trafik të lëndëve narkotike”.

Stresi u arrestua më 17 tetor 2018 pas një përgjimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin “Bajri”. Ai ishte përgjuar teksa kishte thënë se ia kishte hedhur forcave “Shqiponja”, pasi kishte hedhur armën në momentin kur ishin afruar efektivët në afërsi të shkollës “Partizani”. Në momentin kur Stresi u arrestua, policia i gjeti në hotel një armë tjetër pa leje.

Këngëtari nuk shkon për herë të parë në kafazin e gjykatës, ndërsa kohë më parë arriti të arratisej nga ambientet e komisariatit 3, në kryeqytet, ku ishte shoqëruar për një vepër tjetër penale. /gazetashqiptare.

 

albshowbizzz.com