Më e paguara?! Miku i saj i nxjerr ‘’sekretin’’, nuk do ta besoni sa para merr Elvana Gjata për një koncert
Dizajnuesi i njohur Valdrin Sahiti ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.
Valdrini njihet për bashkëpunimet e shumta me personazhe të ndryshme në shoëwbizzin shqitar, por një nga më të ngushtat për të është Elvana Gjata.
Prej vitesh tashmë ai merret me stilin e saj dhe të dy personazhet e njohur kanë krijuar edhe miqësi midis tyre.
Deri diku në mënyrë incidentale Valdrini zbuloi shumën që këngëtarja merr nëpër koncerte. Gjithçka filloi kur ai po shpjegonte evoluimin e stilit të Elvanës ndër vite.
Dizajnuesi pohoi se këngëtarja nuk harxhon shumë para për veshjet dhe gjatë gjithë kohës është më shumë e fokusuar tek kënga dhe vokali.
“Elvana është shumë e përqendruar në muzikë, në vokal dhe unë ja kam sjellë fokusin edhe tek paraqitja. E kam ndihmuar me kurimin e imazhit edhe jashtë skenës. Në fillimet tona i thashë t’i kushtonte rëndësi edhe veshjes jashtë skenës. Në një rast kur udhëtuam bashkë i thashë si s’po të vjen turp, 20 mijë euro merr në koncert, një çantë, një peliçe, një palë këpucë nuk i ke firmë. Të paktën një çantë Louis Vuitton bazike duhet ta kesh patjetër i thashë. Nuk më duhet tha, kam blerë 3 të tilla nga 50 euro online. I thashë ose merre çantën dhe bëhu njeri ose nuk punojmë më bashkë. Pastaj me vite e detyrova të blente çantën, peliçen etj”, tha Valdrini.
albshowbizzz.com