Më në formë se kurrë/ Rihanna dhe seti i ri fotografik na verboi, por komenti i komedianit të njohur do t’ju shkatërrojë së qeshuri

 

Rihanna është rikthyer përsëri me lajme të reja.

Sigurisht jo nga albumi i ri i saj, por me prezantimin e një solucioni të ri për trupin nga biznesi që drejton prej dy vitesh tashmë “FentyBeauty”.

Një solucion që i jep trupit një ngjyrë bronzi dhe e bën të shkëlqejë në të njëtën kohë.

Të gjithë fansat dhe ndjekësit u mahnitën nga seti fotografik i këngëtares, ku pafund prej tyre e komplimentuan për formën fizike mjaft të mirë.

Gjithashtu në foton e fundit të saj vjen një koment edhe nga moderatori i njohur dhe komediani Nick Cannon, ish-bashkëshorti i Mariah Carey.

“Në jetën time nuk kam dashur kurrë më shumë se sa në këtë moment që të isha një fustan” – komenton ai, duke marrë mjaft pëlqime, gjë që do të thotë se shumë njerëz kanë të njëjtin mendim me të.

WhatsApp_Image_2019-03-21_at_18.59.47.jpeg

 

albshowbizzz.com