Më në fund Arbana Osmani zbulon gjithçka për largimin nga emisioni i saj dhe tani s’ka më dyshime! [FOTO]
Ky reagim i Arbana Osmanit tregon gjithçka, shihni çfarë ka bërë!
Lajmi i largimit të Arbana Osmanit nga “Top Channel” qarkulloi në të gjitha mediat këto dy ditë ku u tha se moderatorja do të braktiste emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.
Lajmi për largimin e Arbanës nga televizioni ku ka punuar më shumë se 2 dekada u mohua dhe u tha se Arbana është rikthyer sërish në televizion pas dy ditësh negociata dhe pasi u përmbushën kushtet e saj.
Por ndonëse Arbana nuk kishte reaguar drejtpërdrejt lidhur me këto thashetheme, ajo ka konfirmuar se do të jetë pjesë e emisionit të saj dhe është duke punuar për të. Arbana ka shpërndarë një foto të bashkëpunëtoreve të saj dhe i ka uruar ato me disa fjalë speciale.
“Femrat më të forta që njoh janë në skuadrën time” , ka shkruar Arbana pranë fotos ku shihen gazetaret e emisionit të saj.
albshowbizzz.com