Me tekst të Aida Barakut, “Harrova” rikthen Armend Rexhepagiqin në muzikë

 

Kujtdo që i ka
munguar zëri ikonik i Armend Rexhepagiqit, tingujt e bukur të melodisë së këngëve
të tij dhe tekstet prekëse të Aida Barakut, pritjes i erdhi fundi.

Këngëtari i famshëm
kosovar Armend Rexhepagiqi është rikthyer në muzikë me një këngë të tijën, e kësaj
here një nga krijimet e bukura të dyshes Rexhepagiqi-Baraku, interpretohet nga
vet këngëtari dhe jo dikush tjetër.

  

Në duet me Tuna
Sejdiun, Armend Rexhepagiqi e ka vulosur rikthimin e tij me këngën “Harrova”, e
cila është pjesë e albumit të ri të Tunës.

Kënga është lansuar në mbrëmjen e të hënës bashkë me një videoklip modest, por tejet emocional dhe kjo po që do jetë nga ato këngët që publiku do i këndojë bashkë me Tunën dhe Armendin – NJËZËRI. /Prive.al

 
  
 

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com