Meda tregohet i madh, kështu shpëton një fanse që u alivanos në koncert

Meda është një nga këngëtarët më të njohur kosovarë.

Ai gjithashtu është një nga këngëtaerët më të angazhuar në koncerte dhe ahengje të ndryshme familjare.
Këngëtari i njohur shqiptar dhe shumë i dashur për publikun, Meda, mbrëmë së bashku me rep-artisten gjithashtu të njohur shqiptare, Taynën kanë performuar në Zvicër.

Në këtë koncert ishin të pranishëm një numër i madh i njerëzish, ku si pasojë e turmës së madhe disa persona edhe u alivanosën, shkruan rtv21.

Përmes një shkrimi të publikuar në Instastory, Meda ka falënderuar të gjithë që ishin të pranishëm si dhe është lutur që ato që janë alivanosur të jenë mirë me shëndet.

Përveç këtij shkrimi, në rrjetin social, Instagram është duke qarkulluar edhe një video ku shihet Meda ku e ndalë performancën pasi që kupton që njëra nga fanset është alivanosur.

Artisti menjëherë i ofron ndihmë fanses, të cilën me nxitim e largojnë nga turma.

Ky koncert ishte organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku të pranishme ishin vetëm gratë. Për gjendjen shëndetësore të fanseve u shpreh e shqetësuar edhe Tayna, e cila iu kërkoi falje që nuk mundi t’i ndihmojë.