Meghan Markle prish raportet me shoqën e saj të ngushtë
Meghan Markle dhe Priyanka Chopra dikur ishin mikesha mjaft të mira por jo edhe tani.
Meghan Markle ishte martuar në maj të vitit të kaluar me princin Harry dhe shoqja e saj e ngushtë ishte prezente në dasmën e saj, shkruan lajmi.net.
Por, dukesha e Sussex-it mungoi në dasmën e Priyankës me arsyen se është shtatzënë dhe nuk mund të udhëtojë.
Në fakt, Meghan Markle po udhëton vetëm gjatë shtatzënisë së saj, madje ajo momentalisht ndodhet në Afrikën Veriore, në Marok.
Nga burime pranë Priyanka-s, thuhet se nëse Dukesha nuk i kërkon falje mikeshës së saj, ajo nuk do të flasë më me të. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com