Meghan ndalon takimet
Pallati mbretëror Kensington Palace ka njoftuar se Dukesha e Sussex, Meghan Markle nuk do të ketë më detyra zyrtare deri në lindjen e fëmijës së saj dhe që tani e në vazhdim ajo do të lëvizë vetëm për angazhime private dhe personale.
Për arsye sigurie, natyrisht, vendi i lindjes së mbretërorëve nuk tregohet dhe as konfirmohet paraprakisht. Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis lindën në Spitalin e Shën Marisë në Londër. Përflitet se fëmija e Markle dhe Harry-t do të vijë në jetë në një spital tjetër.
albshowbizzz.com