Menjëherë pas fejesës, partneri i J Lo akuzohet për tradhti
Ish lojtari i Major League Baseball Jose Canseco e ka akuzuar se Alex Rodriguez, i fejuari i këngëtares e aktores së famshme amerikane Jennifer Lopez, po e tradhton atë.
Jose ka shkruar në Twitter duke thënë se Alex ka një aferë dashurie me ish gruan e tij Jessica Cansecon.
“Po e shihja World Of Dance dhe Jennifer Lopezin. A e di ajo se Alex Rodriguez po e tradhton atë me ish gruan time? Vajza e gjorë, ajo as që ia ka idenë kush është ai”, ka shkruar Jose vetëm një ditë pasi Jennifer Lopez e shpalli fejesën me Alex.
“Jam i gatshëm të bëj edhe një poligraf për ta vërtetuar se ajo që po them
për Alex Rodriguez është 100% e vërtetë”.
Ndërsa në anën tjetër, nuk ka pasur as konfirmim dhe as demantim të akuzave.
albshowbizzz.com