Ministria e Brendshme: ”Dëmtimi i shtyllës me tritol, akt terrorist, mund të zhyste të gjithë vendin në terr”
Ministria e Brendshme e quan akt terrorist shpërthimin me tritol në një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë-Krujë.
Një sasi eksplozivi e dyshuar tritol u vendos në këmbët e shtyllës pranë fshatit Krastë, Thumanë. Shtylla e tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, i përket linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren dhe nëse do të rrëzohej mund të linte pa energji elektrike të gjithë vendin.
Ministria e Brendshme thotë se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Pak minuta më parë për këtë ngjarje ka reaguar ministrja Elisa Spiropali, e cila e revoltuar i është drejtuar opozitës se dihet se kush i bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit.
albshowbizzz.com