Miqtë i dedikojnë këngë Stresit, dëgjohet edhe zëri i reperit nga burgu (VIDEO)

 

Shoktë e Stresit i kanë dedikuar këngë atij,
pasi ka disa muaj që po qëndron në burg.

Anestezioni, One T dhe Zeko, janë bërë bashkë
për të krijuar një projekt muzikor i cili flet për mikun e tyre, reperin e
njohur shqiptar, që u arrestua vitin e kaluar në Tiranë pasi u kap me drogë dhe
armë.

  

Në këngë, djemtë kërkojnë liri për të pasi
edhe në klip mbajnë pankarta në të cilat shkruan “Lirojeni Stresin”.

Projekti quhet “Shokun se lo” dhe e veçanta është
në këtë këngë, dëgjohet edhe zëri i Stresit, i cili iu dërgoi mesazh me zë nga
burgu./Prive.al

 
  
 

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com