Morena duket shumë ndryshe me sytë e kaltër

 
 

Morena Taraku tani vjen me sy të kaltër.

Morena Tarakun jemi mësuar që shumë shpesh ta shohim me stile të ndryshme dhe veshje me trendet nga më të fundit.

E megjithëse ajo ka ndërruar edhe pamjen me disa ndërhyrje kirurgjike në fytyrë, Morena këtë herë ndryshon edhe ngjyrën e syve.

Ajo ka marë pjesë dje në një event për të cilin është rregulluar shumë bukur, kurse në foto vërehen sytë e kaltër të saj.

Morena në këtë fotografi duket mjaft ndryshe nga herët tjera.

Ajo momentalisht po jeton në Stamboll të Turqisë, prej ku ka lajmëruar se po punon edhe në projekte të reja, për të cilat nuk ka dhënë shumë detaje./Gazeta Express/

 

 
 

albshowbizzz.com