Morena Taraku kërkon lirimin e Stresit
Morena Taraku i del në përkrahje reperit, Stresi.
Dje është lansuar kënga më e re nga shokët e Stresit të cilët po ashtu kërkojnë lirimin e tij, shkruan lajmi.net.
Kështu, artistja shqiptare ka publikuar këtë projekt në InstaStory gjersa tregon se po e mbështet Stresin i cili tash e një kohë gjendet në burg.
“Për lirimin e Stresit, vëllau im”, ka shkruar ajo sipër fotos.
Morena dhe Stresi duket se kanë raporte të mira pasi kanë bashkëpunuar edhe në një këngë të titulluar “Ki me bo”. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com