Motrat Vjollca e befasojnë nënën e tyre, ia bëjnë dhuratën më luksoze
Nëna e motrave Vjollca, Maria ka festuar ditëlindjen.
Maria Vjollca, e cila është nënë e katër vajzave (Lirës, Sedës, Marinës dhe Luanës), u përlot mbrëmjen e së martës kur vajzat i treguan dhuratën: Një super makinë BMW, model i viteve të fundit.
Në videon e publikuar prej saj në Instagram, tregohet momenti kur Maria është shumë e emocionuar dhe nuk mban dot lotët, ndërsa në anë të rrugës ndodhet makina e zezë me një fjongo të kuqe sipër:
Në videon tjetër tregohet momenti kur ajo provon makinën dhe në sediljen e parë të pasagjerit qëndrojnë të ulura Marina dhe Luana:
Përpara makinës surpriza ishte një darkë, e cila u përmbyll me një tortë të veçantë, në të cilën ishin vendosur disa nga kujtimet e realizuara ndër vite.
“Mrekullia, dashuria, jeta ime ju që më uroni me kaq mirësi, dashuri e vlerësim në rrugën time të jetës, përmbledhur në një tortë gjigande në vrapin e rrugëtimit tim dhe me emocion të papërballueshëm! Tani më thoni ndalo vrapin, relaksohu e shijo makinën dhuratën me zemër plot! Faleminderit jetët e mia”, shkruan ajo në postimin e publikuar në Instagram.