Na e tha Soni Malaj, por disa nuk e besuan! TUNA shtrohet në spital, ja kush iu gjend pranë [FOTO]
E ftuar në koncertin e këngëtares Tuna Sejdiut ishte edhe Soni Malaj, e cila zbuloi një ditë para eventit, se Tuna ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Teksa i shprehte pamundësinë për të shkuar, Soni i uronte këngëtares shërim të shpejt!
Mirëpo, gjatë ditës së sotme, këngëtarja ka publikuar një video, ku tregon se është në gjendje jo të mirë shëndetsore dhe pranë saj ndodhet make up astisti Kaçi Lleshi.
‘Infermieri me krejt aftësitë e veta Kaçi Lleshi para setit’, shkruan Tuna për mikun e saj, i cili po kujdeset për të, bashkë me Kaçin ndodhet edhe Patrisi.
Nuk dihet se çfarë po kalon këngëtarja, por fansat janë shqetësuar për të. Ata presin sa më shumë hite nga muzika e saj.
albshowbizzz.com