Ndahen Kylie Jenner dhe Travis Scott? Ja e vërteta

  

Lidhja mes Travis Scott dhe Kylie Jenner thuhet se është në krizë për shkak të një tradhtie nga reperi.

Shumë persona spekuluan se historisë së tyre do ti vijë fundi, por e vërteta nuk është e tillë. Një burim pranë tyre ka thënë për “ETOnline” se ata vijojnë të jenë shumë të lumtura dhe kanë lënë çdo gjë pas.

Kështu nuk do të ketë asnjë ndarje në familjen Kardashian-Jenner. Para disa javësh, faqet rozë thanë se Kylie ka kapur disa mesazhe të Travis duke e tradhtuar, por asnjëherë nuk u konfirmua një gjë e tillë.