Ka ndërruar jetë pas një muaji agonie në spitalin Humanitas të Milanos, modelja 34 vjeçare marokene Imane Fadil, dëshmitare kryesore në procesin Ruby ndaj ish kryeministrit italian Silvio Berlusconi.
Prokuroria e Milanos ka nisur një proces hetimor për vrasje të qëllimshme ndaj saj, dëshmuar nga kartela klinike e modeles që shfaq simptoma të mundshme të helmimit.
Prokurori i Milanos Francesco Greco ka referuar se modelja marokene është shtruar në spital në 29 janar të këtij viti në repartin e terapisë intensive e ka rrëfyer për avokatin e familjarët e saj se dyshonte që e kishin helmuar.
Me gjithë dhimbjet e forta për shkak të dekadencës së organeve, Imane Fadil ka qenë koshiente deri në çastet e fundit të jetës.
Dëshmia e saj në procesin Ruby konsiderohet si çelës në hetimet e Prokurorisë.
Ajo kishte dëshmuar për mjaft vajza modele që merrnin pjesë në festat e organizuara në rezidencën milaneze të Berlusconit e kishte rrëfyer se përmes një ndërmjetësi sirian i prezantuar si miku i Berlusconit i janë ofruar para në shkëmbim të heshtjes së saj.
Gjatë një dëshmie të fundit të pak muajve më parë, modelja kishte thënë para prokurorëve italianë, mbi ekzistencën e një video të ish kryetarit të dhomës së deputetëve të parlamentit Gianfranco Fini, e shfaqur gjatë festave në mbrëmjet me ish kryeministrin Berlusconi. “Nuk e kam treguar me parë se kisha frikë” ka thënë Amo.
Rezultati i analizave toksike të bëra publike sot vërtetojnë se motivi i vdekjes së modeles Imane Fadil është një përzierje substancash radioaktive.
Konfirmohet hetimi i Prokurorisë së Milanos për vrasje të qëllimshme.
