Ndërron jetë modelja e njohur në moshën 30 vjeçare
Pas një lufte me kancerin ovarian, modelja e njohur, Elly Mayday vdiq të premten e kaluar.
Modelja e lindur Ashley Luther në Saskatchewan, Kanada, Mayday filloi të ndjehet e sëmurë kur ishte 25 vjeçe, sipas People, shkruan Page Six transmeton lajmi.net.
Pavarësisht vizitave të vazhdueshme në sptal dhe disa dhimbjeve në shpinë, mjekët i kishin përshkruar modeles ilaçe për trajtim në shtëpi derisa ajo ishte përpjekur për të humbur peshë.
Vetëm pas marrjes së një CT scan, Mayday zbuloi çështjen e vërtetë: një cistë që doli të ishte kanceri ovarian i fazës 3, një diagnozë e rrallë për dikë në moshën e saj. Modelja iu nënshtrua disa operacioneve si dhe kimioterapisë, por në vitin 2017, kanceri i saj u kthye, dhe Mayday thuhet se kaloi pjesën më të madhe të vitit të fundit të jetës në spital.
Familja e Mayday konfirmoi vdekjen e saj në Instagram. “Ashley ishte një vajzë fshati në zemër e cila kishte pasion jetën, një pasion i saj i pamohueshëm”.
“Ëndrra e saj ishte të ndikonte në jetët e njerëzve. Ajo e kishte arritur këtë nëpërmes krijimit të Elly Mayday e cila gjë e lejonte atë të lidhej me ju. Qëllimi i saj ishte vazhdimisht të krijonte lidhje speciale me fansat që kishin një vend special në zemrën e saj”, përfundon postimi. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com