Në serial e shëndosh dhe e plakur, por do të befasoheni çfarë super-femre është “Dona Zhura” në jetën reale
Aktorja uroi “8 Marsin” me një mesazh të fuqishëm
Ndjekësit e serial “Klonit” pa dyshim se nuk e kanë harruar aktoren më karizmatike të kësaj telenovele të njohur si “Dona Zhura”. Ajo luante rolin e një gruaje të pavarur që kishte një kafiteri dhe që ishte paksa e sertë, shkruan rtv21.tv.
E vëmendje tërhiqte edhe me peshën e saj. Megjithatë aktorja tashmë 62 vjeçare, Solgane Couto duket shumë në formë.
Ajo ka hequr kilogramët e tepër dhe është bërë një femër shumë tërheqëse për të cilën duket se vitet janë vetëm numra. Conto për në Ditën e Gruas ka ndarë një mesazh të fuqishëm për gratë.
“Vetëm të ecni përpara iu dëshiroj të gjithave në Ditën të Gruas. Është një mesazh i vogël për të menduar dhe për të reaguar se sa të forta jemi dhe se askush nuk kanë të drejtë të na sulmojnë ose të na detyrojnë të asgjë.”, ka shkruar aktorja në Instagram ku ka publikuar një fotografi të saj, kësaj radhe vjen me flokë të shkurta.
Solgane Couto është nënë e dy fëmijëve Morena Mariah Couto, Márcio Felipe Couto.