Nga turma e madhe, fanset alivanosen në koncertin e Medës dhe Taynës

 
 Meda ka ndihmuar një vajzë që u alivanos për shkak të turmës së madhe në koncert. 

  

 

 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, artistët tanë për disa ditë me radhë kanë mbajtur koncerte brenda dhe jashtë vendit, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Meda dhe Tayna kanë bërë të ditur që për shkak të turmës së madhe në një koncert në Zvicër, dikush nga fanset u alivanos.

Duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen në koncert, Meda është lutur që ato të cilat pësuan alivanosje nga salla e stërmbushur të jenë mirë me shëndet.

Madje, në një video, ai bashkë me stafin e diskotekës ku kënduan shihet duket e ndihmuar një vajzë të alivanosur.

Në anën tjetër, Tayna ka shprehur keqardhjen që nuk pati mundësi t’i ndihmonte ato që u alivanosen, por falënderon të gjitha për pjesëmarrjen. /Lajmi.net/

  

  

 
 
 

albshowbizzz.com