Një ditë pas propozimit për martesë, bashkëshorti i Jennifer Lopez akuzohet për tradhti nga ish-kolegu i tij
Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez shpallën dje fejesën e tyre nëpër rrjete sociale dhe të gjithë u lumturuan pa masë.
Çifti, i cili bashkëjetonte prej vitesh duket se më në fund kishte marrë hapin e madh, por gjërat duken se nuk do të kalojnë kaq shpejt.
Për bashkëshortin e ri të Jennifer kanë ardhur disa akuza. Dihet se Alex ka qenë një bejsbollit profesionist dikur dhe pikërisht njëri prej kolegëve të tij ka zbuluar se ai e tradhton këngëtaren me ish-bashkëshorten e tij.
“Po shikoj World of Dance dhe J.Lo-në që i dërgon mesazhe Alex Rodriguez-it, por ajo nuk e di që ai e tradhton me ish-bashkëshorten time Jessica. E shkreta vajzë nuk e ka idenë se kush është ai”, -ka shkruar Canseco në Twitter.
Bejsbollisti ka vazhduar edhe me disa postime të tjera duke treguar se ai ka qenë me Jessica-n kur Alex i ka shkruar asaj. Ende nuk ka asnjë reagim nga Alex apo Jennifer për këtë ngjarje, megjithatë Canseco ia doli që emri i tij të përmendet në të gjitha mediat rozë.
Watching World of Dance watching J.Lo text Alex Rodriguez little does she know that he is cheating on her with my ex-wife Jessica poor girl she has no idea who he really is
— Jose Canseco (@JoseCanseco) March 11, 2019
albshowbizzz.com