Një fëmijë të katërt? Kate Middleton jep përgjigjen më të bukur
Kanë kaluar 10 muaj që kur Kate Middleton dhe Princi William mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të tretë, djalin Louis. Por dashamirësit e çiftit po pyesin nëse Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do zgjerojnë familjen e tyre.
Gjatë turit të tyre në Irlandën e Veriut të enjten, një pjesëmarrës pyeti Kate, 37 vjeç mbi vendimin për të sjellë një fëmijë të katërt në jetë.
Pyetja erdhi kur 37-vjeçarja iu afrua James Barr dhe babait të tij Alan, duke i thënë: Fëmija është i mrekullueshëm.
Alan e pyeti: “Foshnja numër katër?”
Dhe Dukesha iu përgjigj me shaka: “Unë mendoj se William do shqetësohet pak,” pa dhënë një përgjigje po ose jo.
Çiftin kanë edhe dy fëmijë të tjerë Princin George, 5 vjeç dhe vajzën 3-vjeçare, Princesha Charlotte.