Njihuni me Jeton Ramiqin, artistin më të ri në tregun muzikor
Jeton Ramiqi është artisti më i ri në tregun muzikor shqiptar. Ai ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por ka zgjedhur që të hyjë në industrinë e muzikës me një këngë në gjuhën shqipe.
“Lule kuqe” titullohet projekti i tij i parë, i cili është dedikim për dashurinë. Jetoni ka treguar se ka patur mbështetje nga familjarët dhe shoqëria për këtë këngë, duke thënë: “Pa ta, nuk do isha sot këngëtar.”
Ky është vetëm fillimi për Jetonin, prandaj pritet për tu parë nëse do arrijë të bëhet pjesë e toplistave muzikore me projektet e tij.