Nora Malaj: Nuk kam ditur të kërcej në litar, e tundja për të tjerët

  

Teksa kthehet pas në kohë, Nora Malaj, kujton një adoleshencë plot ngjyra dhe dashuri. Por e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në Ora News ajo zbuloi një dobësi të saj.

Malaj: Nuk kam qenë ndonjë e aftë në pjesën e aktiviteteve fizike. Nuk kam ditur të bëj kollotunga, nuk kam ditur të kërcej mirë me litar, gjithmonë ngecja dhe duhet t’ua tundja litarin të tjerëve. Kam pasur një aftësi, isha vetëm 3 vjeçe  e gjysmë dhe dija një përrallë të gjatë, të gjatë që mund ta them dhe tani.Kaq e gjatë ka qenë. 

Kur vinin miqtë e familjes unë gjithmonë recitoja apo flisja dhe njerëzit më vlerësonin për atë që thoja. Dhunti që e vogël por që tani është një armët e mia më të mira. Ka qenë një adoleshencë e kujdesshme, duke e bërë çdo gjë me masë.Imë më na thoshte: Lart përmbajtja edhe forma.

Duhet të bënim edhe detyrat e shtëpisë, edhe të lanim, edhe të pastronim dhe si duket ajo na ka vazhduar tërë jetën.