‘Nuk e shpjegoj dot se çfarë ndjej’ Pasi tha se do të shkonte me të pa pyetur fare, tani Oriola Marashi bën këtë deklaratë ‘dashurie’ për Noizyn [FOTO]
Së fundmi në media u komentua gjatë se mes Noizyt dhe Oriolës duket se ka ndodhur një sherr.
Por gjërat janë rregulluar dhe ata nuk i kursejnë komentet më njëri-tjetrin në Instagram.
Së fundmi reperi publikoi një foto shumë interesante ku shfaqej vetëm në breg të detit dhe shkruante: “A kishe ardh me mu?”.
“Dihet ajo, s’ka nevoj me pyt LAL”, i shkroi Oriola dhe Noizy ia ktheu “Laloooooo”.
Por nuk mjaftuan vetëm këto komente pasi tani Oriola ka hedhur në Instastories disa video nga koncerti i Noizyt në Gjermani dhe nuk ka munguar as një deklaratë “dashurie” për reperin.
“Nuk kam fjalë të shpreh se çfarë ndjej, por ajo që di është se ai merton të jetë aty më shumë se kushdo tjetër.”
albshowbizzz.com