Nuk harroi as Xhensilën, as Ajkën dhe as Ijen, por Bes Kallakun po ‘e kryqëzojnë’ pasi harroi të uronte këtë grua të rëndësishme në jetën e tij [FOTO]

 

Vitin e kaluar urimi i Bes Kallakut për gratë e rëndësishme të jetës së tij, bëri xhiron e rrjetit sepse ai nuk kishte bërë pjesë të urimit, motrën e tij, Anën.

Por duket se dhe këtë vit, aktori i njohur i humorit, është sulmuar nga ndjekësit sepse teksa ka uruar me një bashkim fotosh gjyshen, bashkëshorten dhe nënën e tij, nuk gjeti dot një foto të së motrës, për t’ia bashkëngjitur urimit.

“Gratë e jetës. Mami Shpresa, më lindi, më dha jetë. Ija ime më rriti, me kripë për jetën. Xhensila ime më shtoi jetën, dhe bashkë i dhamë jetë jetës. Bekimet e mia. Me fat jam. Ju dua. (Edhe Ana, motra ime, të dua shumë, nuk gjeta foto, sepse kisha dal shumë keq vetë aty haahahah)”, shkruante ai, ndërkohë që kjo nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit.

“Me duket pak pa lidhje kjo puna urimit te motres. Edhe vjet ajo te kishte bere verejtje qe se urove bashke me femrat e tjera te jetes tende dhe kishte te drejte dhe reagimi i saj u be lajm…Sivjet po i njejti gabim,madje e paske dreqosur me keq duke e futur ne kllapa vec motren se skishe foto t mire me te. Me pretekst koti ska domethene..Aty me Ijen ke dale si mos me keq e spaske pas foto te hajrit me motren..Vec neper portale sa foto te tuat me motren kemi pare e ti vete spaske. Aq me shume e ke fut n kllapa si te parendesishme,e vjet sfiguronte fare ne urim. Ajo pervec se eshte moter e jotja, ka emrin femer, eshte nene sic eshte dhe Xhensila qe asnjehere se harron ne asnje urim dhe kurrsesi as motra sduhet te mungonte ne urimin e kesaj dite. Je shume djale i mire po ca gafa te cuditshme ben. ” i shkruan një komentues.

“Foton e pare te instagramit motra jote e ka me ty, ja u gjet i foto nga nje investigim i shkurter fare.”, i shkruan dikush tjetër.

Vitin e shkuar e motra, reagoi duke i shkruar : Po mua, lopa më ka bërë? Hajt se e flasim zemra e motrës. Ndërsa këtë vit nuk ka reaguar ende, por ndjekësit janë të bindur që veprimi i të vëllait e ka mërzitur dhe është i pavend.

 

albshowbizzz.com