“Nuk kam lekë”, balerina shqiptare rrëfen si u bë biznesmene

  

Isida Mollaymeri është një prej balerinave më të mira shqiptare, e cila prej kohësh i është futur biznesit. Ajo po promovon produkte kozmetike, gjë që ishte rastësi për të.

Gjatë intervistës për “Mos i fol shoferit” në Ora News, Isida tregoi se ishte në një panair në Itali kur iu bë oferta. “Nuk kam lekë”, ishte përgjigja e sinqertë e balerinës, por që rezultoi për mirë pasi kompania investoi për 6 muaj dhe më pas vijoi biznesi si zakonisht.

Isida Mollaymeri: Ishte rastësi se shkova për një biznes tjetër. Isha në një panair në Itali ku ishte doktori 82 vjeç me të bijën dhe duke biseduar, ato më pyetën çfarë bën në jetën. Më pyetën përse nuk e merr Vagheggin. Më thanë mund ta marrësh dhe i thashë që lekë për ta marrë nuk kam. Ata qeshën se nuk e prisnin ta thoshte një personazh publik. I thashë investimin e bëni ju, pas 6 muajsh flasim. Ata nuk e pritën që do kisha kaq shumë shitje në Itali, kështu që bënë investimin e fillimit dhe vazhdova punën vetë.