Nuk njihet fare, në këtë gjendje ka përfunduar aktori i njohur turk

Ai me bukurinë e tij ia rrëmbeu zemrat shumë vajzave anë e mbanë botës

Aktori turk, Çağatay Ulusoy apo i njohur nga publiku shqiptar si “Sarpi’ nga seriali “Içerde”, ka habitur të gjithë me një video që ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 3 milionë ndjekës, shkruan rtv21.tv

Një video e shkurtër ku shihen aktorët e serialit “The Protector” i cili po shfaqet në Netflix, Çağatay Ulusoy ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e tij.

Në sy bie modeli i ri i flokëve si dhe mjekra e gjatë, siç nuk jemi mësuar ta shohim atë. Çağatay Ulusoy apo i njohur nga publiku shqiptar si “Sarpi’ nga seriali “Içerde” apo në shqip “I infiltruari” është model dhe aktor i njohur, i cili është lindur në Stamboll më 23 shtator të vitit 1990.

Familja e tij nga ana e nënës është me prejardhje boshnjake, ndërsa familja e tij atërore me prejardhje turke-bullgare. Pasi kishte diplomuar në shkollën e mesme, aktori kishte filluar studimet në Departamentin e Universitetit të Stambollit për Dizajnin e Kopshtit dhe Peizazheve. Si student, në moshën 19 vjeçare ai kishte filluar të merrej me modelizëm.

Ulusoy për publikun u bë i njohur në vitin 2010 ku ai kishte fituar si modeli më i mirë në Turqi. Pastaj ai kishte filluar të merrte mësime aktrimi nga Ayla Algan. Karriera e tij ka filluar në vitin 2011 me karakterin e “Emir Sarrafoğlu” në serialin popullor televiziv “Adini Feriha Koydum”, ku ky serial kishte thyer shumë rekorde brenda dhe jashtë Turqisë. Çağatay Ulusoy ka fituar shumë çmime, ku më të rëndësishmet janë:”9.th Seoul International Drama Awards 2014”, ”University of Ege Media Awards 2015”,”Gold Lens Awards 2015”,”Elle Style Awards 2014”, ”5.th “Ayaklı Gazete” TV’s Stars Awards 2014”, ”Quality Of Magazine 5.th Year / Quality Awards 2014”, etj.

Përkrah talentit rreth akrimit, ai njihet edhe si një këngëtar shumë i mirë, i cili di t’i bie kitares, pianos dhe jo vetëm. Ai njihet me shume per bashkepunimet me Serenay Sarikaya ku me te njohurat jane ”Ah bu ben”, ” Beni Benimle Bırak Giderken”, ”Dünyayı Durduran Şarkı”, ”Medcezir”, ”Kuyruklu Yıldız” etj.