Nuk po e përjeton aspak mirë/ Këngëtari shqiptar shpjegon ndjesinë e keqe pas ndarjes nga e fejuara prej 9 vitesh

 

Mateus Frroku është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.

Ai tashmë duket se po kalon një periudhë të vështirë në jetën e tij, pas ndarjes nga e fejuara me të cilën jetonte prej 9 vitesh.

Fillimisht lajmin këngëtari e konfirmoi i ftuar në “Ora News” ku deklaroi se është beqar.

Pak kohë pas ndarjes, Matues në një intervistë për “Thumb” është shprehur se ndihet bosh.

“Uroj të kalojë kjo ndjesi por për momentin nuk e di pse kam një boshllëk, që më duket e vështirë të vij diçka e re por sigurisht që do të vijë në jetë”, u shpreh këngëtari.

Kujtojmë që Mateus ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “Pa këmbë në tokë”.

 

 

albshowbizzz.com