Nuset e familjes mbretërore nuk duan t’ia dinë për protokollin?
Meghan Markle dhe Kate Middleton duket se nuk shqetësohen aspak për protokollin. Të dyja kanë thyer një prej rregullave të veshjes, “Nuk lejohet të veshin fustan mbi gjurin”.
Gjatë shtatzënisë, dukesha e Sussexit u fotografua me një fustan bardh e zi, ku u paraqit në panelin e udhëheqësve dhe aktivistëve për të diskutuar disa cështje që prekin gratë.
Ajo është përfolur shpesh herë se thyen protokollin, por duket se frymëzohet nga Kate Middleton. Dukesha e Kembrixhit kishte të njëjtën veshje kur ishte shtatzënë me Princin George.
Nuk dihet nëse dukeshat e familjes mbretërore pëlqejnë të thyejnë protokollin apo veshjet janë zgjedhje e rastësishme.