Olta Boka sqaron arsyen pse nuk publikon asnjë foto me të dashurin e saj: ‘’Fillojnë të bëjnë rezymenë pastaj…’’

 

Olta Boka ka qenë gjithmonë e rezervuar në jetën e saj private. Duket se në këtë mënyrë artistja ndihet më komode me veten.

Edhe pse ajo është munduar, mediat kanë zbuluar që prej vitesh është në një lidhje me djalin e deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj, Iv Rrokaj.

E ftuar në emisionin ‘Thumb’, Olta ka treguar se pse ka preferuar këtë zgjedhje për të mos publikuar asnjë foto me të dashurin.

‘Mjaftohem me dy-tre informacione që më tregojnë mua të vërtetë. Një gjë më shumë askujt nuk do hynte në punë. Dua ta kem për vete. Një gjë shumë të shtrenjtë e mban për vete. Unë kam zgjedhur të jem artistja në ekran jo njeriu për të bërë skoop-e. Historia ime gjithnjë do përbënte lajm. Unë jam e lirë për ta puthur atë në publik. Historia ime është zbuluar që në fillime. Në ekran jam munduar ta shmang sa më shumë këtë si temë se pastaj fillojnë bëjnë rezymenë e jetës’, – tha Boka.

 

 

albshowbizzz.com