Orinda Huta më në fund sqaron shtatzëninë, xhelozinë dhe dashurinë në marrëdhënien me Turjan Hyskon

 

Në emisionin “Be Caffee” ishte e ftuar ditën e sotme moderatorja simpatike Orinda Huta. Përveç karierrës së saj profesionale dhe planet e së ardhmes, Orinda foli edhe për marrëdhënien dashurore me Turjan Hyskon.

Një nga pyetjet pikante ishte se cili është më xheloz prej tyre në lidhje. Moderatorja e pranoi haptazi se ajo është më shumë xheloze, ndërsa Turi e fsheh brenda vetes.

Ndërsa kur vjen puna tek dashuria, ai që thotë më shumë ‘të dua’ është moderatori i njohur. “Megjithatë unë e dua pafund”,-shtoi Orinda.

Një nga pyetjet që nuk kaloi pa vëmendje ishte edhe ajo për lajmet që qarkulluan disa muaj më parë rreth një shtatzënie të mundshme të Orindës. “Kur të vijë ai moment të gjithë do ta marrin vesh me të madhe”,-u shpreh moderatorja duke sqaruar çdo gjë.

Një foto e Turjan-it, i cili kishte shpërndarë disa shapka të vogla, shkaktoi shumë zhurmë në shtypin rozë, pasi të gjithë menduan se çifti po priste një fëmijë.

 

 

albshowbizzz.com