Pamje nga festa e ditëlindjes së Amit
Moderatorja shqiptare, Amarda Toska po feston sot 37 vjetorin e lindjes.
Me këtë rast prezantueses shqiptare i është organizuar një festë nga familja dhe miqtë e saj, shkruan lajmi.net.
Ajo ka publikuar disa foto dhe video në llogarinë e saj personale, Instagram ku tregon se po argëtohen pafund.
Me zemrën ka shkruar në njërën prej fotove teksa shfaqet me Ermalin, bashkëshortin e saj të cilët janë të martuar prej vitesh.
Amarda shquhet si një nga femrat më të zonja e më të suksesshme shqiptare dhe këtë e ka dëshmuar tanimë. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com