Para katër vitesh Keith Flint kishte paralajmëruar vetëvrasje

 
 Gjatë një interviste të realizuar katër vite më parë Keith Flint kishte paralajmëruar vetëvrasjen. 

  

 

 

Keith Flint në mëngjesin e ditës së djeshme është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Essex, transmeton lajmi.net.

Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e kanë gjetur pa shenja jete 49 vjeçarin.

“Ne jemi ftuar pas shqetësimeve për një person me adresë në Brook Hill, North End, në ora 8 e 10 minuta të hënën. Pas ardhjes në vendin e ngjarjes, 49 vjeçari ishte shpallur i vdekur. Familja e tij është njoftuar. Vdekja nuk është duke u trajtuar si e dyshimtë dhe së shpejti do të publikohet një raport”, kishte thënë nja zëdhënës i policisë nga Essex për tabloidin “The Sun”.

Kujtojmë se frontmeni i “The Prodigy” në një intervistë të katër vjetëve më parë për revistën FHM kishte thënë se një ditë do të bënte vetëvrasje.

“Gjithmonë e kam ndier në vetvete se kur ta përfundoj turneun do të kryej vetëvrasje. Betohem në Zot se ajo nuk është vetëvrasje, kjo është gjë pozitive. Nuk i frikësohem se kush jam, por dua kur të kthehem pas dhe të shikoj jetën time, dua të jetë e përmbushur. Kjo është e gjitha. Vetëm ditë të lumtura”, ishin fjalët e tashmë të ndjerit./Lajmi.net/

   
 
  
 
  
  
 
 
  
  
 
  View this post on Instagram 
 
  
 
 
  
  
  
 
 
  
  
 
 
  
  
  
 
 
 
  
  
 

 

 A post shared by Keith Flint (@keithflintofficial)  on

 

 

albshowbizzz.com