Partneri akuzohet për tradhti, Jennifer Lopez i përgjigjet me disa fotografi

  

Këngëtarja Jennifer Lopez i tha “Po” propozimit për martesë nga Alex Rodriguez me 9 mars.

Vetëm një ditë pasi dhanë lajmin e bukur, sportisti u përball me akuza tradhtie. Ish-shoku i skuadrës së tij, Jose Canseco e akuzoi se ka tradhtuar me ish-gruan, Jessica Canseco.

Diva e popit nuk kishte reaguar për këtë gjë, por sot vendosi t’i tregojë të gjithëve se ka besim të plotë tek partneri. Jennifer publikoi në Instagram fotografitë nga propozimi në plazh.

Duket qartë se këngëtarja ka mbetur pa fjalë dhe është emocionuar shumë nga momenti i bukur, të cilin vendosi ta ndante me ndjekësit e saj.

  
  
  

  
  

 3.9.19✨♥️ 

A post shared by   Jennifer Lopez  (@jlo) on