Pas Jonida Maliqit, një tjetër shqiptare në EUROVISION, nuk do ta besoni kë shtet do të përfaqësojë! [FOTO]
Këngëtarja Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë, në festivalin europian të muzikës, pasi fitoi festivalin e fundvitit në RTSH me këngën “Ktheju Tokës”. Por Jonida nuk do jetë e vetmja këngëtare shqiptare që do të këndojë në Izrael, pasi Serbia do të përqafësohet në këtë festival nga një këngëtare me origjinë kosovare.
Nevena Bozovic, , është shpallur fituese me këngën “Kruna” (“Kurora”). “Një kurorë dhe një hakmarrje” e kanë cilësuar blogerët e Eurovizioni-t fitoren e saj. Fjala “hakmarrje” lidhet me faktin që para pak vitesh Serbia u la jashtë fazës finale.
24-vjeçarja ka lindur në Mitrovicë dhe është bërë pjesë e skenës së “Junior Eurovision” në vitin 2007, ndërsa njihet për disa projekte muzikore.
E një detaj interesant është se te kënga e saj e publikuar nga kanali serb, janë hequr komentet, por ky nuk është rasti i parë pasi edhe përfaqësuesja e Ukranës u tërhoq sepse nuk u lejua të japë koncerte në Rusi.
albshowbizzz.com