Pas martesës, Justin Bieber shokon me deklaratën e tij

  

Ylli i popit Justin Bieber ka disa muaj që mungon në tregun muzikor dhe të gjithë nisën spekulimet se është fokusuar tek martesa me modelen Hailey.

Në të vërtetë, ai po kalon një periudhë tepër të vështirë. Në një postim në Instagram zbuloi se ka patur përballje me mendimet dhe u kërkoi ndjekësve që të luten për të. Nuk dihet nëse e gjitha kjo lidhet me martesën.

“Doja thjesht t’iu mbaja të informuar duke shpresuar se ajo që unë po kaloj t’ju bëjë të rezononi së bashku me mua. Unë kam patur një periudhë shumë të vështirë. Po ndihem që jam i shkëputur dhe i cuditshëm. Unë gjithmonë arrij t’ia dal, ta kaloj një vështirësi prandaj nuk jam i shqetësuar.

Unë doja thjesht t’iu thoja që të luteni për mua. Zoti është i mëshirshëm dhe lutjet tona gjithmonë funksionojnë…kjo ka qenë periudha më njerëzore që kam patur në përballjen me mendimet që kam në kokën time”, shkruajti këngëtari në fotografinë ku shfaqet pranë dy miqve të tij.

  
  
  

  
  

 Just wanted to keep you guys updated a little bit hopefully what I’m going through will resonate with you guys. Been struggling a lot. Just feeling super disconnected and weird.. I always bounce back so I’m not worried just wanted to reach out and ask for your guys to pray for me. God is faithful and ur prayers really work thanks .. the most human season I’ve ever been in facing my stuff head on.. 

A post shared by   Justin Bieber  (@justinbieber) on