Pas ndarjes nga Rita Ora, aktori i njohur nis një lidhje të re (FOTO)
Andrew Garfield duket se ka nisur një lidhje të re të dashurisë.
Aktori 35 vjeçar është parë me aktoren 34 vjeçare që vjen nga Irlanda, Aisling Bea në Londrën Perëndimore.
Madje aktorët janë fotografuar në një moment derisa po qeshnin së bashku, një fotografi kjo që u shpërnda pastaj në rrjete sociale dhe shumë media.
Thashethemet për një lidhje të re të Garfield vijnë pas ndarjes së këtij të fundit nga këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora.
Sipas tabloideve britanike, ylli i muzikës pop dhe aktori që ishte i nominuar edhe për çmimin Oscar kanë nisur lidhjen e tyre të dashurisë në muajin nëntor.
Ora dhe Garfield, ndonëse nuk e kanë konfirmuar asnjëherë romancën e tyre, janë fotografuar disa herë së bashku.
Para se të raportohet për lidhjen me Orën, Garfield ka qenë në një lidhje me Emma Stone. Ata janë ndarë në vitin 2015, pas një lidhje katërvjeçare me shkëputje.
Në ndërkohë, këngëtarja e “Let You Love Me” ka qenë e lidhur me Rob Kardashian, Calvin Harris, Bruno Mars dhe Travis Barker.
albshowbizzz.com