Pas pushimeve luksoze me Krenarin në Maldive, Luana Vjollca “arratiset” për në këtë vend! Po tani me kë? [FOTO]

 

Duket se pushimet nuk kanë për të mbaruar për moderatoren e njohur Luana Vjollca. Pas kthimit nga Maldivet, ku thuhet se ishte me partnerin e saj Krenarin, ndonëse vetë Luana u tregua e kujdesshme të mos postonte foto me të, moderatorja ka nisur pushimet e tjera.

Përmes një postimi në Instastory vetë Luana ka publikuar foto nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe shkruan “I do robi ca pushime pas pushimeve”. Me siguri fansat ishin kureshtarë të mësonin se për ku ishte nisur Luana dhe ajo nuk u vonua shumë pasi e zbuloi këtë detaj.

Nëse mendoni se destinacioni i rradhës do ishte sërish ndonjë vend tropikal, gaboheni pasi Luana ka shkuar në Londër. Por lind pyetja, me kë është? Ndoshta do e zbulojmë në ditët në vijim!

collagedasg.jpg

 

albshowbizzz.com