Pas sherrit, Kastro ul në kafe Hygerta Sakon me Ilda Bejlerin

  

Gazetaret e njohura të sportit, Hygerta Sako dhe Ilda Bejleri janë përfolur se kanë patur një zënkë për çështje moderimi. E ftuar në “Late Night Show” nga Kastro Zizo, Hygerta ka sqaruar se e gjitha ishte e stisur ka qenë një keqinterpretim i medias.

Pjesë nga biseda

Hygerta Sako: Ishte diçka e stisur kam përshtypjen. Jemi shumë OK.

Kastro Zizo: E shoh në sytë e tu që po më gënjen.

Hygerta Sako: Jo, por e kam thënë që nuk është se kisha miqësi më parë me Ildën, të themi që pas asaj që ndodhi të ulem në kafe.

Kastro Zizo: Por të ka quajtur old school.

Hygerta Sako: Jo, nuk e tha ashtu. Është keqinterpretim i mediave. Ilda ka dashur të thotë atë se si u interpretua në media.