Pasi Kim K postoi VIDEO me këngën e tij, reperit shqiptar i thonë se ngjan si të ishte vëllai i Ledrit, ai surprizon me përgjigjen!

 

Kim Kardashian është padyshim një nga femrat më influencuese dhe të komentuara në gjithë botën. 

Kim së fundmi ka postuar një video, teksa ndodhet në makinë me të motrën Kourtney Kardashian dhe në sfond dëgjohet kënga “My Year” e reperit të famshëm shqiptar Gashi, i cili jeton në Amerikë.

 

Këngëtari ka reaguar menjëherë përmes një postimi në Twitter ku shkruan: “Kim Kardashian postoi këngën time dhe jam shumë i lumtur!”

Pas këtij postimi Gashi i është përgjigjur edhe një fansi shqiptar, i cili i thotë se mes tij dhe Ledrit ka një ngjashmëri të madhe saqë duket si vëllai i vogël i Ledrit, ndërkohë ai i thotë: “Sepse unë jam”.

Kujtojme se pas bashkëpunimit të Gashit me G Eazy, “My Year”, reperi ka publikuar këngën “That’s Mine” me Ledri Vulën.

0d9bfa29-02e7-49e4-913d-cd7ac1f5b4e3.jpg

 

albshowbizzz.com