Pornografi në klip, Bebe Rexha reagon ashpër ndaj kritikëve
Këngëtarja Bebe Rexha mori vëmendjen e të gjithëve me projektin e saj muzikor “Last Hurrah” ku shfaq disa skena eksplicite.
Në një intervistë për “Fox News”, ajo ka reaguar ndaj kritikëve duke i treguar të gjithëve se bën art dhe nuk do të ndryshojë aspak.
“Unë mendoj se si një femër, jam duke u përpjekur që mos të shfajësohem dhe ta përqafoj seksualitetin tim, të bëj atë që dua. Por unë vij nga një familje konservatore dhe mendoj se për mua është se e dua veten dhe bëj atë që dua, sepse është art dhe pikërisht për këtë.
Unë nuk mund ta bëj artin vetëm për t’i bërë të lumtur të gjithë, unë duhet ta bëj veten të lumtur dhe kjo është ajo që shoh. Nëse dua të jem seksi, unë do të jem seksi. Nëse një person do ta hiqte këmishën dhe do të nxirrte atributet trupore, nuk do të thotë se po e shfrytëzon seksualitetin e saj”, tha Bebe.